Kosova debuton me fitore në kampanjën parakualifikuese për Botëror

Reprezentacioni i Kosovës në basketboll e ka nisur mbarë kampanjën parakualifikuese për Botërorin 2027.

Dardanët kanë regjistruar fitore ndaj Irlandës, duke triumfuar me rezultat 83-76.

Dy basketbollistët më të dalluar te Kosova ishin Drilon Hajrizi me 20 pikë të shënuara, 9 kërcime e tre asistime, dhe Dardan Berisha me 19 pikë, 2 kërcime dhe një asistim.

Kujtojmë që Kosova ndodhet në grupin A, së bashku me Irlandën, Azerbejxhanin dhe Zvicrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *