Mozzik me albumin “Mergimstar” vendos standard të ri në estradë, publikon 20 këngë secila me videoklipe

Si filma Hollywood-i, artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun Mozzik ka thyer çdo pritshmëri në skenën muzikore me publikimin e albumit të tij të ri, “Mergimstar”. Ky album përmban plot 20 këngë, të gjitha të shoqëruara me videoklipe, duke vendosur një standard të ri jo vetëm në estradën shqiptare, por edhe në atë ndërkombëtare, shkruan Neutral Bizz.

Albumi “Mergimstar” është një pasqyrë e plotë e rrugëtimit të Mozzik, një karrierë që nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u ndërtuar, album ky i cili përthithi energjinë e Mozzikut 1 vit të plotë.

Mozzik ka arritur të krijojë një album që flet për vështirësitë dhe triumfet e tij, duke e ndarë këtë udhëtim emocional me adhuruesit e tij.

Ajo që e bën këtë album edhe më të veçantë janë duetet me disa nga artistët më të njohur dhe të komentuar të momentit. Mozzik ka bashkëpunuar me emra të tillë si Getinjo dhe Dafina Zeqiri. Një tjetër duet me Dafinën, ku ajo shfaqet si një rap artiste e fuqishme, ka marrë vlerësime të larta dhe tashmë është në top listat e të gjithë adhuruesve të muzikës së tyre.

Një tjetër moment emocionues është postimi i Mozzik në Instagram, ku ka ndarë fjalët e nënës dhe babait të tij në prag të publikimit të albumit. Këto fjalë na japin një kuptim të thellë të rrugëtimit të tij të vështirë dhe triumfant.

KLIKO KËTU:

Mergimstar” nuk është vetëm një album, por një histori suksesi dhe një manifest i përkushtimit dhe pasionit të Mozzik për muzikën.

Ky është padyshim një moment historik në karrierën e tij dhe një arritje që do të kujtohet për shumë kohë.

Neutral Bizz, ju fton të klikoni në linkun në vijim për të dëgjuar së bashku kryeveprën e Mozzik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *