Policia jep detajet e fundit për gjuajtën me armë, arrestohen dy persona

Rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graqanicë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinë ka thënë për IndeksOnline se bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

Ajo ka thënë se deri tani në stacion policor janë shoqëruar dy persona të cilët dyshohet se  kanë qenë të përfshirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *