Rike Roçi largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

Bukuroshja Rike Roçi është eliminuar përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3.

Ajo nuk i “mbijetoi” një televotini javor ku të nominuar ishin edhe: Erjola, Roza, Liami, Jetmiri, Françeska, Juli, Graciano dhe Meritoni.

Kjo është hera e dytë që ajo largohet dhe kësaj radhe përfundimisht, pasi e kishte shfrytëzuar një herë biletën e saj të fatit – kur ishte eliminuar javë më parë.

Rikja ka pasur një qëndrim rekativisht të gjatë në shtëpi dhe është përfshirë herë pas here në debate dhe dinamika.

Ky nuk ka qenë Big Brother-i i saj i parë, pasi ajo ka qenë pjesë e një formati të tillë edhe në vitin 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *