Izraeli nën sulm: Irani dërgon dhjetëra dronë kamikaze nga Irani dhe Iraku

Para pak minutash Gazeta Neutral ka raportuar se në një zhvillim të papritur që ka shkaktuar tronditje në skenën ndërkombëtare, Irani ka filluar një sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit.

Ndërkaq Izraeli ka konfirmuar se Irani ka nisur dhjetëra dronë kamikaze në drejtim të territorit të tij, duke përfshirë këtu edhe sulme të koordinuara që vijnë nga Iraku.

Ky veprim i papritur vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, dhe tani po shihet si një përshkallëzim i rëndësishëm i konfliktit.

Autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se “jemi nën sulm” dhe kanë ngritur nivelet e gatishmërisë në maksimum. Sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit janë vënë në gjendje të lartë alarmi dhe janë aktivizuar për të përballuar kërcënimin.

Ndërkohë, mediat izraelite Hadashut Hamot Hebrew raportojnë se pritet që dronët sulmues iranianë të fillojnë të arrijnë në Izrael ndërmjet orës 6:30 dhe 7:30 të mëngjesit të nesërm. Qytetarët janë njoftuar për masat e sigurisë që duhet të ndjekin dhe është këshilluar që të qëndrojnë pranë zonave të sigurta dhe strehimoreve.

Ky incident rrit edhe më shumë ndjenjat e pasigurisë në rajon dhe tregon se tensionet midis Iranit dhe Izraelit janë larg nga një zgjidhje paqësore. Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësime të mëdha dhe po ndjek nga afër situatën, duke u përpjekur të ndërmjetësojë për një ulje të tensioneve/ Gazeta Neutral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *