Policia jep detaje për aksidentin në Klinë: Janë lënduar 9 persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Bedri Mustafa në Klinë.

Nga pamjet e publikuara, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugovë, ku tregoi se 9 persona kanë pësuar lëndimë trupore.

“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndimë trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa për rastin është duke u marur njësia e trafikut rajonal”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *