Shqiptari e nisi aksionin, ky ishte momenti kur skuadra e Ligës së Tretë siguroi gjysmëfinalen në Gjermani

Skuadra e Saarbrucken siguroi gjysmëfinalen e madhe të DFB Pokal, pasi eliminoi Borussia Monchengladbachun duke e mposhtur me rezultatin 2:1.

Ishte goli i minutës së fundit që çoi në gjysmëfinale ekipin që bën gara në Ligën e Tretë të futbollit gjerman.

Aksioni i sekondave të fundit të ndeshjes, nisi nga lojtari shqiptar Tim Civeja, duke përfunduar te asistuesi Di Michele Sanchez dhe më pas në gol e sh’ndrroi Brunker.

Kujtojmë që kjo skuadër ka eliminuar edhe dy skuadra tjera të mëdha, përfshi Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurtin.

Në gjysmëfinale, Saarbrucken do të luaj ndaj Kaiserslautern, kurse gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Bayern Leverkusenit dhe Dusseldorfit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *