Facebook përdor Inteligjencën Artificiale për të rekomanduar video

Ndërsa Inteligjenca Artificiale (Al) po avancon, lojtarët e mëdhenj teknologjik po luftojnë për epërsi në fushë.

Google krenohet me Geminin e saj, ndërsa Samsung mburret me Galaxy Al që së fundmi debutoi me serinë e re Galaxy S24.

Dhe të mos harrojmë Apple dhe Metan që po ecin në hap me konkurrencën duke zhvilluar veçoritë e veta me Al.

Sipas mediave të huaja, Meta po përdor Al për të fuqizuar rekomandimet e videove në Facebook.

Shefi i Facebook, Tom Alison, tha se algoritmi i ri i rekomandimit të videove tashmë mundësohet nga Al.

Plani është që ky “motor” i ri rekomandimi të shpërndahet në të gjitha seksionet e videove nga Facebook.

Bëhet e ditur se ky hap nga kompania teknologjike po ndikon që edhe koha dhe numri i shikimit të videove të rritet. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *