Gjetja e rrugës duket se po bëhet më e lehtë falë një ndryshimi të ardhshëm në Google Maps.
Përdoruesit kanë vërejtur një veçori të re dhe potencialisht domethënëse që po vjen në aplikacionin popullor të përdorur nga miliona njerëz.
Shumë prej nesh “varemi” nga Google Maps. Por, shpeshherë kemi hasur në probleme për gjetjen e hyrjes së duhur, veçanërisht në objekte më të mëdha, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ky problem mund të jetë pjesë e së kaluarës pas funksioni i ri tregon qartë pikat e hyrjes dhe daljes së një ndërtese. Me sa duket, simbolet shfaqen vetëm kur zgjidhni një vend në hartë dhe e zmadhoni mjaftueshëm.
Ende mbetet e paqartë se kur Google do ta zyrtarizojë këtë funksion dhe kur ai do të jetë i disponueshëm për të gjithë, por çfarë dihet me siguri është se kjo veçori do t’u kursejë njerëzve shumë kohë.