Paralajmëruan projekt për dhunën ndaj grave, Edona Llalloshi dhe Albulena Haxhiu do ta lansojnë sonte videon

Pak ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati njoftuar se do të lansohet projekti më i ri artistik “Deri kur” në bashkëpunim më këngëtaren e njohur Edona Llalloshi.

Ky projekt është menduar të jetë  mesazh  i fuqishëm për vetëdijesimin dhe zhdukjen e dukurisë së shëmtuar (Dhuna ndaj gruas) e cila është në lidhje me të gjitha viktimat të cilat janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

Mirëpo, pas lajmit të sotëm se edhe një grua tjetër, u vra në Pejë nga bashkëshorti i saj, Edona Llalloshi ka njoftuar se ky projekt që pritej të publikohej me 18 prill do të publikohet sonte.

‘’Në dritën e ngjarjeve të trishta të fundit, kemi vendosur që eventi ynë promovues me 18 Prill për vetëdijesimin kundër dhunës ndaj grave të anulohet. Në vend të aktivitetit të planifikuar, ne inkurajojmë të gjithë miqtë dhe përkrahësit tanë të reflektojnë mbi rëndësinë e solidaritetit dhe përpjekjet për të luftuar dhunën në shoqëri.

Ju lutemi të vazhdoni të na ndihmoni në përpjekjet tona për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë.

Faleminderit për mbështetjen dhe kuptimin tuaj në këtë moment të ndjeshëm. Video projektin “deri kur” do ta lançojmë menjëherë sonte.’’ ka njoftuar këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *