Ekspozita “Ukraina”, Kurti: Kosova solidarizohet me Ukrainën, krimet i përjetuam edhe ne në vitet e 90-ta

Në Prishtinë është hapur të hënën ekspozita “Ukraina: Një Krim Lufte”, prodhuar nga FotoEvidence, me mbështetje nga Open Society Foundations – Western Balkans, në bashkëpunim me Qendrën Barabar.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti theksoi se Kosova solidarizohet me Ukrainën, sepse sipas tij, krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme janë kryer edhe në Kosovën e viteve të 90-ta

Kurti theksoi po ashtu se është detyrë dhe përgjegjësi e çdo shteti demokratik që respekton, dhe çmon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

“Hapja e kësaj ekspozite në Prishtinë është vetëm shenja më e fundit e solidaritetit të popullit të Kosovës me atë të Ukrainës në këtë kohë të vështirë. Solidariteti ynë me popullin ukrainas besoj që i ka dy burime, së pari është detyrë dhe përgjegjësi e çdo shteti demokratik që respekton, dhe çmon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, që të solidarizohet me Ukrainën kundër pushtimit ilegal të Rusisë, si dhe ta ndihmojë atë me çdo mjet që e kemi në dispozicion. Sepse, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është edhe sulmi i autokracisë ndaj demokracisë. Lufta në Ukrainë nuk është vetëm një çështje e thjeshtë mes dy shteteve, ajo ka implikime për gjithë botën. Rezistenca e Ukrainës është simbol i qëndrueshmërisë-demokracisë kundër forcave që kërkojnë shkatërrimin dhe zhdukjen e saj”, theksoi Kurti.

Më tej kryeministri ka theksuar Kosova solidarizohet me Ukrainën, pasi që sipas, tij, krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme, janë kryer edhe në Kosovën e viteve të 90-ta.

“Kosova solidarizohet me Ukrainën, sepse krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme janë kryer edhe në Kosovën e viteve të 90-ta. Dhe kjo është diçka që e veçon popullin e Kosovës prej shteteve të tjera demokratike. Kujtimet tona prej asaj dekada të tmerrshme janë ende të freskëta, plagët janë ende të hapura, gati çdo qytetarë I Kosovës, ose vetë është viktimë e dëbimit masiv të shqiptarëve në vitin 1999 ose ka të paktën një anëtar të familjes të që ka qenë viktimë e dëbimit, torturimit apo masakrave të kryera nga forcat serbe të regjimit të Mollosheviqit”, tha ai.

Ai tha se ekspozita është me rëndësi të veçantë, sepse siç tha ai e vërteta tregohet dhe përhapet jo vetëm me fjalë, por edhe me artin, sidomos me artet pamore siç janë pikturat dhe fotografitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *