Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve: Jetën ia falën lirisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjt Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj në 25-vjetorin e rënies.

Ai është shprehur se jetën ia falën lirisë, siç shkroi ai në Facebook, që të jetojë i lirë shqiptari.

“Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari!Sot në Gllogjan e Maznik, në nder të 25-vjetorit të rënies së heronjve; Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj, bashkë me bashkëluftëtarë e miq, zhvilluam homazhe dhe morëm pjesë në “Marshin e Lirisë”, nga Kulla e Dëshmorëve në Gllogjan deri në Maznik, te lapidari i heronjve”.

“Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe Atdhe. Pushofshin të qetë në lavdi të përjetshme”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *