Teleferiku përplaset me shtyllën në Turqi, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur në provincën jugore të Antalias, në Turqi pasi një teleferik u përplas me një shtyllë.

Guvernatori bëri të ditur se të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital.

Njësitë e shpëtimit emergjent evakuuan 40 persona nga shtatë kabina të teleferikut dhe përpjekjet për të evakuuar 134 persona të tjerë po vazhdojnë. Në vendngjarje janë dërguar helikopterë dhe mjete të tjera për evakuim nga linja e teleferikut.

Sipas informacioneve, teleferiku ka 36 kabina me një kapacitet prej gjashtë personash secila.

VIDEO KËTU:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *