“Pirati” i Mallorcas, Vedat Muriqi, feston ditëlindjen e 30-të

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e tij të 30-të.

Pjesëtari i ekipit të Mallorcas tashmë i njohur edhe si “pirati”, është uruar nga skuadra spanjolle në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes.

 Përveç klubit spanjoll, Muriqin e ka uruar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Vedat Muriqi gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar 24 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *