Më seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar rezolutë për fuqizimin e Policisë së Kosovës, gjë që Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përkrahur.
Reagim të ashpër pati nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut, duke thënë se kjo Qeveri është mashtruese, shkruan Neutral.al.
“Qeveri ma t’paftyrë ma rrenca e ma mashtruese se kjo qeveria e Albin Kurtit, Kosova kurrë s’ka pas e fort jam e sigurt që kurrë s’ka me pas. Shkojnë përjargen e çaraveshen e qesin lot krokodili për Policinë e Kosovës e kishe po i falënderojmë, e nuk votojnë me ja plotësu kushtet e kërkesat e policisë”, shkruan ajo.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se që të mos befasohen kur terroristet e Beogradit të mbërrijnë në Prishtinë.
“Mos u befasoni kur të mbërrijnë deri në Prishtine Terroristet e Beogradit se ua keni ule moralin e vullnetin Policisë së Kosovës duke i poshtëruar e duke i trajtuar si kategori te pavlerë”, shkruan deputetja./Neutral.al/