Haxhiu i dhuron deputetes britanike aksesorë të punuara nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka pritur sot në ministri deputeten britanike, Alica Kearns.

Haxhiu tha se i ka dhuruar deputetes britanike aksesorë të punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“E nderuar të pres deputeten @aliciakearns në Ministrinë e Drejtësisë. Pas takimit tonë produktiv, pata privilegjin t’i dhuroja disa aksesorë artizanale të bëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe i tregova Këndin e Guximit, ku ekspozohen punime artizanale”, shkroi ajo në platformën X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *