Përfundon bastisja te shtëpia e Sylejman Selimit

Bastisja në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK’së, Sylejaman Selimit, ka përfunduar.

Shtëpia e tij është bastisur që nga mëngjesi me urdhër të Dhomave të Specializuara.

Avokati Artan Qerkini ka thënë se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por se bastisja është kryer meqë mendohet se se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.

“Sic edhe keni raportuar, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e z.Sylejman Selimi. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhërit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pas prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, tha Qerkini para gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *