“Ask me question” në Instagram është padyshim një urë komunikimi mes ndjekësve dhe personazheve publikë.
Jonida Vokshi ka realizuar së fundmi një të tillë, ku pyetjet më të shpeshta kanë qenë për “Big Brother”.
Moderatorja ka zbuluar se së shpejti pjesë e formatit do të bëhet një personazh i cili do të shkaktojë shumë zhurmë mediatike.
A mund të ketë një përsonazh i cili do të shkaktojë zhurmë më tepër së ata që janë tashmë pjesë e shtëpisë?
Mbetet për t’u parë kur të zbulohet se për kë bëhet fjalë.
Kujtojmë që deri më tani në garë janë 20 banorë dhe eleminimi i parë do të ndodhë Prime-n e së premtes.