Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla derisa qëndroi në Leposaviq, ka thënë se një numër i madh i qytetarëve serbë janë të interesuar t’i ndërrojnë tabelat e vjetra në RKS.
Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj na njofton se nga atje, ai ka thënë se dje ishin rreth 150 qytetarë të interesuar për këtë.
Sot po ashtu, 50 qytetarë deri në orën 12:00 kanë shprehur interesimin e tyre për ndërrimin e tabelave të veturave.
“Një numër i madh i qytetarëve serbë janë duke i kthyer tabelat e vjetra në RKS, ka interes të madh, dje kanë qenë mbi 150, ndërsa sot rreth 50 qytetarë deri në orën 12:00.” – ka thënë ai.