Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Sarajevë, stacioni i fundit i turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, ku pas mbërritjes u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnjës.
Siç ishte paralajmëruar më parë, von der Leyen do të takohet edhe me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo (HDZ).
Gjatë vizitës së saj në Bosnje dhe Hercegovinë, Presidentja e Këshillit Europian do të prezantojë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si dhe udhërrëfyesin e rajonit drejt BE-së.