Ardhja e Von der Leyen në Kosovë, Policia del me një njoftim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, shkruan Neutral.al.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizitë do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vendin tonë.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian në Republikën e Kosovës

Prishtinë, më 30 tetor 2023

Më 30 tetor 2023, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë Presidentja e Komisionit Evropian (KE) znj. Ursula von der Leyen.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizitë do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vendin tonë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës gjatë mesditës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit dhe afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *