11-vjeçares nga Lipjani ia postojnë fotografitë me përmbajtje fyese në TikTok, ja çfarë bën babai i saj

Vajzat e mitura shpesh bien pre e keqpërdorimeve në rrjete sociale, ku fotografitë e tyre mund të bien në duart e keqbërësve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Varigovc të komunës së Lipjanit, ku një baba ka bërë të ditur për Policinë se vajzës së tij i është publikuar në rrjetin social TikTok një video ku shfaqen fotografitë e saj me përmbajtje fyese.

Sipas tij, vajza 11-vjeçare fotografitë e saj ia kishte dërguar një shoqeje e cila është bashkëmoshatare me të, por që ajo ato fotografi i ka përcjellë te kushërira e vet e cila më pas i ka publikuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Ngacmim’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *