Konjufca pret ambasadorin e Hungarisë, kërkon përkrahje të mëtejme në proceset integruese të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik.

Në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për impaktin pozitiv që ato kanë në procesin e integrimit evropian të Kosovës e të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

Kryetari Konjufca falënderoi ambasadorin Bozsik për mbështetjen e qeverisë hungareze për Kosovën dhe theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë në proceset që vendi ynë ka para vetes.

Ambasadori hungarez Béla Bozsik pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e përzemërt, konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të tij në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe forcimit të rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët mbi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *