Kenia e gatshme ta njohë Kosovën, finalizimi në vizitën e ardhshme atje të presidentes Osmani

Kenia ka shprehur gatishmërinë e saj për të njohur Kosovën.

Ministri i Jashtëm Alfred Mutua, e bëri këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp në Nairobi, duke konfirmuar se po zhvillohen diskutime që Kenia ta njohë plotësisht Pavarësinë e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

Njohja nga Kenia, pritet të finalizohet me vizitën e ardhshme të presidentes Vjosa Osmani atje.

Lëvizja e Kenias drejt njohjes së Kosovës mori vrull në fillim të këtij viti kur njohu zyrtarisht pasaportat kosovare në mars.

Ndërsa ky zhvillim nuk u publikua gjerësisht në atë kohë, ai shënoi një hap të rëndësishëm në formalizimin e lidhjeve diplomatike midis dy vendeve.

Ky njoftim vjen pas takimit të presidentit kenian, William Ruto me lideren kosovare, Vjosa Osmani gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *