Osmani: Serbisë t’i kërkohet llogari për aktin terrorist kundër Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin në Grenada të Spanjës, ku po mbahet samiti i liderëve të vendeve evropiane.

Osmani në një postim në platformën ‘X’, bën të ditur se në vazhdën e takimeve me liderët evropianë ka takuar edhe kryeministrin holandez, Mark Rutte.

“Në takimin e komunitetin politik evropian pata një bisedë me kryeministrin holandez, Mark Rutte mbi situatën e sigurisë në vendin tonë.Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, shkruan Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *