PAMJE- 10 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga sulmi i ushtrisë ruse në qendrën tregtare në Ukrainë

Në qytetin e Kremenchukut ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një raketë e ka goditur një qendër tregtare.

Kryetari i qytetit, që është në regjionin e Potlavës në Ukrainë.

Vitaly Meletskiy ka thënë në Facebook se raketa ka goditur një vend shumë të populluar, shkruan BBC

Numri i viktimave nga sulmi me raketa mbi një qendër tregtare në Ukrainë, nga çasti në çast po rritet.

Dy raketa ruse një orë më parë goditën një qendër tregtare në qytetin ukrainas Kremenchuk, brenda të cilës në ato momente gjendeshin mbi 1.000 civilë.

Dmytro Lunin tha se të paktën 10 persona deri më tani janë identifikuar se kanë humbur jetën, dhe 40 tjerë janë lënduar rëndë.

“Nuk e dimë sesa njerëz mund të jenë nën rrënoja”, shtoi guvernatori rajonal.

Megjithatë Lunin shpreson se do të arrijnë të gjejnë shumë civilë të gjallë, që mund t’i kenë shpëtuar sulmit me raketa të realizuar nga ushtria ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *