1 në 4 njerëz besojnë se shpirti i një të afërmi të vdekur, i udhëzon ata në jetën e përditshme

A besoni tek shpirtrat e të vdekurve? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Një sondazh i fundit në SHBA, ka zbuluar se 42 për qind e njerëzve besojnë se të vdekurit mund të na kontaktojnë ende edhe nga bota e përtejshme.

Për më tepër, gati 2 në 3 persona (63 për qind), pretendojnë se kanë parë sinjale ose shenja nga një i afërm që ka ndërruar jetë. Njerëzit thonë se shenjat më të zakonshme që tregojnë se një shpirt është pranë tyre, janë ndjesia e pranisë në dhomë (27 për qind), kafshët shtëpiake që sillen në mënyrë të çuditshme (23 për qind), dhe nuhatja e një arome të veçantë dhe mosnjohja e burimit të saj (22 për qind).

Edhe më interesant është fakti se 1 në 4 njerëz, besojnë se shpirti i një njeriu të dashur, është ende duke luajtur një rol të madh në jetën e tyre. Këta të anketuar thonë se një fantazmë “miqësore” i udhëzon në jetën e përditshme, duke i ndihmuar të sigurojnë punë, kujdesen për ta kur janë të sëmurë, dhe i mbajnë të sigurt kur udhëtojnë.

Sondazhi, i kryer nga “OnePoll” dhe i porositur nga televizioni Sky në prag të transmetimit të serisë së re të filmit thriller “The Rising”, zbuloi gjithashtu se 62 për qind e të rriturve që besojnë në jetën pas vdekjes, thonë se kanë pasur kontakte me një shpirt.

Ndërkohë 39 për qind të tjerë, besojnë në aktivitetin paranormal për shkak të historive që u kanë treguar të tjerët. Gati gjysma e njerëzve që besojnë tek fantazmat (46 për qind), besojnë se një i dashur i vdekur është kthyer nga bota e përtejme për t’i kontaktuar sërish.

Në fakt, 1 në 5 nga ata që kanë përjetuar praninë e një shpirti, thonë se familjari i tyre fantazmë ka pasur kontakt fizik me ta, duke i shkaktuar gjëra të tilla si të dridhura në trup. 17 për qind thonë se i afërmi i tyre i vdekur, e ka bërë të ndihet prania e tij duke i shkaktuar mornica në trup, ndërsa 1 në 10 ka dëgjuar shpirtra që i kanë folur ose bërtitur në një shtëpi të qetë.

Ashtu si filmi i famshëm i Hollivudit, 1 në 4 njerëz që besojnë në jetën pas vdekjes pretendojnë se kanë një “shqisë të gjashtë”, që i lejon ata të shohin mesazhe nga fantazmat.

Edhe nëse nuk e besojnë se mund të dëgjojnë atë që thotë një familjari i tyre i vdekur, 46 për qind e të gjithë të anketuarve thonë se është ngushëlluese të mendosh se një njeri i dashur që ka ndërruar jetë, është ende në gjendje që t’i shohë ata pas vdekjes.

Ndërkohë, 52 për qind e te anketuarve, thonë se bisedojnë rregullisht me anëtarët e familjes së tyre që nuk janë më në këtë botë. Më shumë se gjysma e të anketuarve (55 për qind), beson se njerëzit që duam nuk largohen kurrë nga prania jonë, pavarësisht nëse i shohim ende apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *