1 muaj paraburgim iu caktohet të tre të arrestuarve për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë

Prishtinë– Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të prokurorit special, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ( veç e veç) ndaj I.E, D.M, Z.K.

Një konfirmim i tillë e dha mbrojtësi i të dyshuarit Zoran Kostic, avokati Ljubomir Pantovic.

“Po ju ka caktu masa të treve”, tha avokati Pantovic, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe seanca paraprake u mbajt para gjykatësit të departamentit special Vesel Ismaili.

Paraprakisht “Betimi për Drejtësi”, kishte kontaktuar me zyrtarit për informim publik të Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu i cili kishte thënë se prokuroria kishte bërë kërkesë për caktim të masës të paraburgimit.

“Kërkesë për masë të caktimit të paraburgimit”, tha Lutfiu.

Ndryshe të njëjtit ishin arrestuar më 20 shtator 2023 Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nga Policia e Kosovës.

Sipas PSRK-së, të arrestuarit dyshohen për vepra penale të sanksionuara me Kodin Penal të RSFJ-së, aktualisht e penalizuar me nenin 31 dhe 153 të KPRK-së, në kundërshtim me nene nga Konventa e Gjenevës si dhe në kundërshtim me rregullat e ligjeve ndërkombëtare që ishin në fuqi në kohën e luftës në Kosovë. /BetimipërDrejtësi Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *