Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova janë përshkallëzuar ndjeshëm, veçanërisht pas një përplasjeje të ashpër midis konkurrentes Edona dhe çiftit Adri dhe Iliriana.
Ndërsa gjendeshin në zonën e përbashkët të kuzhinës, Edona u përfshi në një debat të nxehtë me ta, duke i akuzuar se kanë bërë komente të padëshiruara pas shpinës së saj.
Fjalët e forta nuk kanë munguar nga asnjëra palë, ku Edona u shpreh në mënyrë të ashpër: “Mos e hap llapaqkën, mbylle. Ta kam paluar gjithmonë, edhe prap ta paloj”, duke aluduar një mospërfillje të vazhdueshme ndaj Ilirianës.
Tensioni midis tyre solli momente të tensionuara që pasqyruan nivelin e lartë të emocioneve dhe mungesës së komunikimit konstruktiv në shtëpi.
Më pas ajo e nxori jashtë Adrin, pasi ky i fundit po e hapte derën, gjersa James ia mbylli duke i bërtitur se po e fuste të ftohtin brenda.
E teksa e zhvillonte debatin me Adrin, në atë moment hyri Kaderi e cila u frikësua nga gjestet dhe agresiviteti i Edonës.