Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e stadiumit të qytetit i cili është nisur që nga viti 2015.
Çeku zbulon projektin: Ky është përfundimisht stadiumi i Gjilanit që do të kushtoj 15 milionë euro
Janë zotuar për 15 milionë milionë euro shpenzime për ndërtimin e stadiumit.
Njoftimi i plotë nga Hajrulla Çeku:
Stadiumi i Gjilanit po bëhet
Planifikimi i duhur është thelbësor për suksesin e çdo projekti dhe këtë e kemi bërë me Stadiumin e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me secilin projekt infrastrukturor që e fillojmë. Kështu po sigurohemi se ajo çfarë ka ndodhur në qeverisjet e kaluara të mos përsëritet më.
Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar.
Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni, zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më parë.
Për shkeljet që janë gjetur në të kaluarën e këtij stadiumi, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ndaj palëve të përfshira po përgatitet kallëzim penal. Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin!