Kosova ka arritur një barazim spektakolar në minutat e fundit për të barazuar rezultatin 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Në stadiumin e mbushur plot, zviceranët u pritën ngrohtësisht nga “Dardanët”, përveç Uran Bislimit, i cili u vërshëllye nga ta. Kjo pasi që ai së fundmi zgjodhi të luajë për “helvetikët”, duke braktisur Kosovën.
Në përkrahje të Kosovës, ishin tifozën ‘Dardan’ të cilët mbetën edhe jashtë stadiumit pasi nuk kishte ulëse për t’i zënë të gjithë adhuruesit e futbollit.
Tifozeria e flaktë e Kosovës, u pa mbrëmë në stadium.
Përveç emrave të politikës, shoubizit aty kishte edhe qytetarë të shumtë.
Një tifoze e flaktë e Kosovës, është pa në tribunat e “Fadil Vokrrit”, e cila mbrëmë dhe sot është komentuar mjaftë shumë.
DTV, zbulon emrin e saj. Ajo është Vjosa Pllana e cila la një paraqitje jashtëzakonishtë të bukur.
Paraqitjen e saj nuk hezituan fotografë të shumtë që ta ‘vendosin’ nën thumbin e aparatit.
Me flamurin e Kosovës të ngrituar lartë, fotoja e saj tashmë është bë virale.