Largimi i taksive pas hyrjes në fshatin Banjskë ku është manastiri

Ekipi i gazetës Neutral.al është duke raportuar nga vendi i ngjarjer në veri.

Nga pamjet e Neutral.al, shihet largimi i taksive në hyrje të fshatit Banjskë, ku gjendet manastiri.

Kujtojmë se pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë, transmeton Telegrafi.

Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist.

/Gazeta Neutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *