Harrison: Terroristët synonin t’i sulmonin serbët dhe t’i fajësonin shqiptarët

Ish-ushtari britanik i UÇK-së, Jon Harrison foli për sulmin terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, për të cilin tha se terroristët serbë kanë pasur për qëllim ta sulmojnë komunitetin serb në Kosovë dhe t’ua lënë fajin shqiptarëve.

“Mendoj se do të sulmonin zonën me serbë dhe do të fajësonin shqiptarët e Kosovës duke i shtyrë qytetarët të futen në konflikt”, ka thënë Harrison.

“Lutem që Kosova nuk do të përgjigjet. Nuk duhet kthyer me forcë të njëjtë sepse kështu do të dilte Kosova si agresor dhe Serbia do ta luante rolin e viktimës”, ka thënë ai tutje në Info Magazine.

Sipas tij, Serbia nuk do të futet në sulm të plotë për momentin sepse nuk e kanë mbështetjen e Rusisë  e cila momentalisht është e përqendruar në Ukrainë.

“Mendoj se Policia e Kosovë duhet të vazhdojë të jetë reaguesi i parë i mbrojtjes pa marrë parasysh se çfarë ndodh, të mbështetura nga KFOR-I dhe EULEX-i siç është”, ka thënë ish-luftëtari Harrison.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *