Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të martën Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për muajin korrik 2023.
Prodhimi u industrisë përpunuese më i lartë në korrik 2023, sesa një vit më parë
Sipas ASK-së, në muajin korrik 2023 indeksi i vëllimit të industrisë kishte rritje në sektorin e industrisë përpunuese për 6,2%.
Ndërsa, kishte rënie në sektorët: furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-6,5%); industri nxjerrëse (minierat dhe guroret) (-5,6%); dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (-3,2%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (korrik 2022).
Indeksi i numrit të të punësuarve
Në muajin korrik 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte ulje në sektorin e: industrisë nxjerrëse (minierat dhe guroret) (-15,2%); furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (-4,0)%; furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-3,8%); si dhe në sektorin e Industrisë përpunuese (-1,2%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Korrik 2022).
Për më shumë informata lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për muajin korrik 2023, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Themes/ShortStats