Ristucca ia dorëzon komandën e KFOR’it, gjeneralit turk Ulutas

Gjenerali italian, Angelo Michele Ristucca, ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralit turk, Ozkan Ulutas.

Këtë mandat, Ulutas do ta ushtrojë për një vit siç ndodh zakonisht me komandën e KFOR-it.

Me rastin e inaugurimit të komandantit të 28-të KFOR-it në Kosovë ka ardhur edhe admirali Stuart B. Munsch, që është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *