Deliu – ministres Haxhiu: Shihemi në gjykatë Albulenë

Pas shkarkimit nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se pretendimet e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu janë shpifje dhe manipulime.

Ajo ka ashtu i ka bërë thirrje ministres Haxhiu që t’i përgjigjet fizikisht në Gjykatë padisë së saj, teksa është shprehur “Shihemi në gjykatë Albulenë – zyrtarisht të barabarta”.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vazhdoi dje fshehjen e së vërtetës së saj nëpërmjet gënjeshtrës ndaj meje. Klasike. Pas njollosjes publike, vjen shkarkimi politik. Si në pushtetet autoritare. Pretendimet e zonjës Haxhiu janë shpifje dhe manipulime. Ato do të dëshmohen edhe në gjykatë, ku ftoi ministren që t’i përgjigjet personalisht dhe fizikisht padisë sime. Pretendimet e zonjës Haxhiu, përveç se sulme të pushtetit ndaj opozitës, janë edhe sulme personale me motive politike. Shihemi në gjykatë Albulenë – zyrtarisht të barabarta. Pa gishtat e anëtarëve të Komisionit! “, ka shkruar ajo.

Me kërkesë të ministres Haxhiu, deputetja Kodra është shkarkuar dje nga pozita e anëtares së Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Një padi për shpifje ndaj ministres Haxhiu, deputetja Deliu e kishte dorëzuar më 08 shtator./Front Online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *