Sulmuesi Kylian Mbappe do t’i prijë sulmit të Real Madridit prej sezonit të ardhshëm. “AS” ka shkruar të mërkurën se Mbappe ka marrëveshje personale me Realin dhe në janar do të firmosë parakontratën me klubin spanjoll për t’iu bashkuar në verë.
Ai te Reali do të transferohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin. Me skuadrën spanjolle, Mbappe do të firmosë kontratë afatgjate dhe do të jetë njëri prej transferimeve më të mëdha të vitit të ardhshëm.
24-vjeçari ka njoftuar tashmë Parisin për vendimin e tij, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga skuadra e Monacos. Mbappe edhe këtë sezon ka vazhduar me formën e mirë, ku në 9 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka shënuar 8 gola.