Dy raste të ditës kanë ndodhur brenda 24-orëve në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë njëri është shtetas i Malit të Zi e tjetri nga Prishtina. Të dy janë arrestuar, shkruan Neutral.al.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 11.10.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Malit të Zi për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 11.10.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se kishte ushtruar dhunë psikike dhe e kishte kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
/Gazeta Neutral.al/