Konjufca i del kundër Ramës: S’kemi nevojë për konferencë ndërkombëtare për Kosovën

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka dhënë një intervistë për Deutsche Wellen, ku ka folur për shumë tema.

Konjufca ka folur edhe për idenë e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, i cili javë më parë propozoi një konferencë ndërkombëtare për Kosovës.

Sipas Konjufcës, kjo nuk është ideja më e mirë, duke shtuar se, në fakt, faktori ndërkombëtar ka nevojë të ftojë vetëm Serbinë në një konferencë.

“Nuk më duket ideja më e mirë: mendoj që faktori ndërkombëtar ka nevojë të ftojë vetëm Serbinë në një konferencë dhe ta bindë që nuk mund të ecim përpara pa njohjen e Kosovës. Pa njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe pa e ndryshuar kjo strukturë e pushtetit në Serbi, e cila është sponsorizuese e këtyre grupeve që destabilizojnë gjithë këto shtete, duke filluar prej Kosovës e Bosnjës, Malin e Zi e kështu me radhë, nuk mendoj që mund të ecim shpejt në integrime evropiane. Kjo, për shembull, e mban peng krejt Evropën. Ama burimi i vërtet, pse kemi gjithë këto destabilizime në Ballkan është vetëm një arsye: që Serbia nuk është rehat me kufijtë e vet, mendon që në mënyrë jo meritore është më e vogël se çfarë meriton nga shpërbërja e Jugosllavisë. Kjo është arsyeja e politikës hegjemoniste të saj. E për këtë nuk kemi nevojë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Konferencë ndërkombëtare ka nevojë të mbahet për demokratizimin e Serbisë, që të mos jenë atje forcat e shtetit, armata e inteligjeca sponsorizuese të terrorizmit, qysh e vërtetoi akti i 24 shtatorit.” – deklaroi Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *