Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, Presidentja Vjosa Osmani së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, është organizuar manifestimi tradicional informativo-kulturor me moton “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”.
Ky manifestim po mbahet sot, tek sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Në këtë organizim përveq presidentes Osmani, është parë edhe Minsitri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozata Hajdari.
Tetori në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.