Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Klinaku: Specialja i ka marrë provat nga Serbia

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku për Front Online thotë se janë stërzgjatur procedurat në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Ai thotë se dëshmitarët që janë thirrë vetëm për t’i mbajtur ata në burg.

“Sa i përket gjykimit ne kemi pasur vazhdimisht vërejtje që këta i kanë stërzgjatë për procedura qysh prej fillimit së paku u bën shumë vite derisa filloi procesi gjyqësorë, pro edhe kurr po fillon procesi janë duke i stërzgjatë procedurat sepse merreni me mend Prokuroria i ka thirr apo i ka mbi 300 dëshmitarë që e kam thënë edhe shumë herë nëpër media televizive që 300 persona ndoshta krerët e UÇK-së, nuk i kanë njoftë gjatë luftës e këta i thërrasin dëshmitarë vetëm për ta zgjatë procesin gjyqësor”, tha ai për Front Online.

Sipas Klinakut, provat e Speciales janë të marra nga Serbia.

“Ndërsa sa i përket dëshmitarëve, ne vazhdimisht kemi kërkuar dhe edhe tash kërkojmë që është mirë që seancat të jenë publike dhe të dihet, pra ta merr vesh populli se kush çka po thotë dhe t’i shohim mbrojtjen apo edhe gjyqtarët që ua hedhin poshtë ato prova që ata dëshmitarë për mendimin tonë vetëm mund të bëjnë ndonjë shpifje sepse Prokuroria Speciale apo ZPS-ja në Hagë vazhdimisht e kemi thënë kur ka pas bastisje dhe atyre iu kanë dalë si skandale sepse shumicën e  provave i kanë të marra nga Serbia”, tha ai.

Ai thotë që flet vazhdimisht me ish krerët e UCK-së.

“Po vazhdimisht kam kontakte me ata, kur më thërrasin në telefon, mirë është gjendja e tyre”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *