DETAJE EKSKLUZIVE| “Pishman Haxhi” apo me të vërtetë iu publikuan 5 këngë pa dashje?

Më 22 gusht, reperi i famshëm Fero, njoftoi se si shkas i orientimit në fenë islame po lë përfundimisht muzikën, lajm ky i cili bëri bujë të madhe në media, e nuk la pa u komentuar edhe nga një numër i madh i qytetarëve dhe fansave të tij.

Gjatë tërë kësaj kohe, ai vazhdimisht surprizoi publikun me lëvizjet që bënte rreth fesë. “Fero” u tregua shumë i apasionuar pas fesë islame sa që e ndërroi edhe emrin, nga Feronit, në Khattab, shkruan Neutral.al.

Por gjithnjë ngjallte dyshime çdo veprim i tij. Derisa ai po vazhdonte me ‘surpriza’, ai çuditrisht mënjëherë pas një muaji (me 19 shtator), ka publikuar jo një, por pesë këngë të reja në kanalin e tij në “YouTube”.

Të pesë këngët janë bashkëpunim me reperin The Mike.

I menjëhershëm ishte edhe ragimi i “Khatabi-t”, duke thënë se këngët janë të publikuara pa dëshirën e tij, dhe se ato i ka kënduar në të kaluarën.

Postimi i tij i plotë:

“Miq të dashur e pash se disa persona kan postuar disa kenge te cilat une i kam kenduar ne te kaluaren. Une vetem nje gje po dua t’ju them se ai i cili poston kenge te se kaluares time nuk ia bej hallall dhe do t’i kerkoje llogari te Allahu sepse une jam larguar prej muzikes per hire te Allahut dhe me hyni ne hak. Ju lutem qe t’a respektoni bindien time”, raporton gazeta Neutral.

Por si iu publikuan pesë këngë pa lejen e tij në kanalin e tij zyrtar në Youtube?

Nga burimet e Neutral-it kanë ardhur informata se askush nuk mund të postojë në kanale zyrtare pa leje të këngëtarit, përpos personit përkatës.

Siç shihet edhe në kanalin zyrtar të tij në YouTube, The Mike, ka të publikuar edhe shumë këngë tjera të realizuara nga Fero, duke përfshirë duete dhe këngë solo.

A thua “shoku” apo … i ka publikuar këngët me miratimin e Fero-s.

Nëse The Mike ka publikuar ato gabimisht pse ato nuk po fshihen nga kanali i tij në You Tube, dhe pse “Fero” i bëri reklam këtyre këngëve?!

/Gazeta Neutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *