Njëri nga veprimtarët e çështjes kombëtare, bashkëluftëtar i komandantit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, Hasan Zeneli, zbulon për herë të parë se si u more, u përcoll dhe u vra më pas veprimtari dhe patrioti i madh, Ukshin Hoti, raporton gazeta Neutral.
Sipas një fotografie të publikuar nga Zeneli, në rrjetin e tij social Facebook, ai përshkruan vendin se prej ku e morrën, nga ka hecu dhe si u dëgjua një krismë që thotë se dyshon që ishte nga arma snajper.
Sipas Zenelit, vetëm një krismë nga arma snajper është dëgjuar pak para se Hoti ka dalur jashtë murit që ka qenë i rrethuar burgu i Dubravës, në atë kohë.
Tutje Zeneli shton se deri tek porta dalëse veprimtari Hoti, ishte i përcjellur nga 3 inspektorë të sigurimit serbë të ish-Jugosllavisë që ishte pushtuese në Kosovë.
“Ukshin Hoti,u nxor nga burgu me 14 Majë,rreth orës 13:00 në vitin1999 gjatë bombardimeve.
-Rruga që shënon pikat e kaltra,ishte rruga kah doli baca Ukë me tre inspektor të sigurimit serb. Dritarja ku shifet pika e verdhë, nga kati përdhesës,ishte dhoma nga ku u mor baca Ukë.
Pikat e verdha shenojnë rrugën e zakonshme kur të burgosurit lirohen nga burgu.
Baca ukë, u vra nga snajper vetëm pak sekonda pasi që doli jashtë murit u ndëgjua vetëm një e shtënë.
Lavdi në shekuj!”, ka përfunduar shkrimi i Zenelit. Kujtojmë se Ukshin Hoti, ishte i burgosur politik në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe Serbisë që në atë kohë sundonte në territorin e Kosovës.