Keqtrajtimi i trevjeçarit në një çerdhe në Fushë Kosovë, kjo është aktakuza ndaj dy të dyshuarave

Një fëmijë trevjeçar ishte rrahur para tri jave tek çerdheja shtetërore “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë. Në pamjet e publikuara nga ambientet shihej vogëlushi teksa tërhiqej zvarrë nga dy punonjëse.

Front Online ka siguruar një pjesë të së aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë që rëndon ndaj Naime Muses në rolin e edukatores dhe Nexhimije Hysenit në atë të kuzhinieres në këtë institucion parashkollor.

Sipas aktakuzës , Naime Musa dhe Nexhimije Hyseni më 15 shtator të vitit 2023 rreth orës 8:15 deri në orën 09:00, në cilësinë e personave zyrtarë e kanë keqtrajtuar vogëlushin tre vjeçar.

illimisht Naime Musa e tërheq zvarr për krahu deri tek tavolina e ushqimit dhe tenton ta ulë me fëmijët e tjerë. Në pamundësi për ta kryer veprimin, asaj shkon i ndihmon edhe e pandehura tjetër Nexhmije Hyseni, e cila e ngre lart fëmijën dhe e çon tek banjo e kopshtit.

Me këtë, sipas Prokurorisë, të dyja akuzohen se veç e veç kanë kryer veprën penale keqtrajtim gjatë trajtimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Mbi to rëndon edhe akuza se kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Kjo meqë vogëlushi siç është konfirmuar nga eksperti i mjekësisë ligjore ka pësuar dëmtim të përkohshëm si pasojë e veprimeve të dy zyrtarëve në regjionin ballor, gërvishje të krahut dhe parakrahut të djathtë dhe gjakmbledhje nënlëkurore në pjesën e pasme të kofshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *