As vetë ata nuk e kishin imagjinuar që një reality show si “Big Brother VIP” do i ndryshonte jetën rrënjësisht për një vit.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën në formatin e njohur në 2021, ku u dashuruan dhe më pas u bekuan me një djalë, Trev. Aktualisht, prej një muaji, ata janë zhvendosur në Prishtinë, ku po jetojnë të tre.
Para pak kohë Dagz i propozoi moderatores për martesë. Por, a ka pasur një celebrim në fshehtësi apo a kanë ata në plan një dasmë? Këtyre pyetjeve Dagz u është përgjigjur në intervistën e tij të fundit. Ai mohoi të jenë martuar në fshehtësi teksa zbuloi se kanë në plane një dasmë.