Neutral.al sjell pamje nga vendi ku mbeti i vrarë një person nga gjuajtjet me armë zjarri në Podujevë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Podujevë, ku në rrethana dhe për motive akoma të panjohura, një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, raporton Gazeta Neutral.

Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast kanë bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.   Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur.  

Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *