Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Jeton Bytyçi, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Në procesin e votimit morën pjesë 96 deputetë, ku Bytyçi mori 69 vota. Emri i tij tash do t’i propozohet për dekretim presidentes Vjosa Osmani.
Kandidati tjetër, Selman Ymeri arriti t’i marrë 19 vota, derisa tetë vota u shpallën të pavlefshme.