Agim Idrizi, dëshmitari që Prokuroria e Specializuar e Hagës dërgoi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, del se nuk ka pasur probleme me UÇK-në, por probleme pronësore dhe private me Enver Axhamin, që gjatë luftës duket se shkallnuan me kidnapimin e Idrizit nga Axhami, siç pretendon dëshmitari.
Siç duket, Idrizi ka shkuar në Hagë për të zgjidhur problemet pronësore dhe kjo duket se nuk inkriminon asnjë prej krerëve të UÇK-së që janë të akuzuar në këtë rast.
Avokati gjatë pyetjeve të tij konfirmoi disa herë deklaratat e mëhershme të Idrizit i cili edhe vet e konfirmonte se me UÇK-në s’kishte pasur problem, por telashet i kishte pasur me familjen Axhami, të cilat ishin mosmarrëveshje pronësore.
Biseda:
Avokati: A është e drejtë të themi se ju pas luftës keni thënë se UÇK e shkarkoi Enver Axhamin?
Agim Idrizi: Ka bë dëm të madh ai. A je tu e pa çfarë dami ka ba?
Avokati: Unë kisha probleme me këtë persona, dhe kjo ishte çështje private, jo shtetërore. Çka ke dashur të thuash me këtë?
Agim Idrizi: Kur më arrestoi ai mua, njo ma bojke ki punë me UÇKA.
Avokati: Ti e ke bërë të qartë, se s’ka të bëj me UÇK-në. Pra pajtohemi bashkë se s’kishte të bënte me UÇK-në.
Agim Idrizi: Po.
Avokati: Edhe në 2020-ën në pyetjen e prokurorit, a të kanë pyetur për të njëjtat çështje dhe të njëjtat gjëra ia ke thënë prokurorisë, pra ishin probleme toke? Në deklaratën tuaj keni thënë se “tane e kanë marrë vesh që ka qenë problem toke dhe asgjë tjetër. /Lajmi.net/