Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale po vazhdojnë ekzaminimet në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u zhvillua aksioni policor pas sulmeve të një grupi terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.
Në vazhdën e hetimeve që po kryhen në atë pjesë, Neutral.al ekskluzivisht merr vesh se është gjetur një autoblindë me armatim dhe një trup i vdekur i cili pritet për tu identifikuar.