Axha i policit të vrarë në veri: Ndjejmë dhimbje, por edhe krenari, i ndjeri ka shkuar me vullnet në punë

Gani Bunjaku, axha i Afrim Bunjakut, policit të vrarë në veri, tha se ndjejnë dhimbje, por edhe krenari.

Ai u shpreh se i ndjeri ka shkuar me gjithë vullnetin në punë, përcjell Klankosova.tv.

“Ndjejmë dhimbje, por edhe kemi krenari sepse i ndjeri prej që e ka marrë pozicionin e udhëheqjes së stacionit në Zveçan, ai me gjithë vullnetin ka shkuar në punë me mbrojtë atë tokë e me mbisundu ligji në atë pjesë”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *